Gazeta Si - Gjykata e Posaçme lë në burg Astrit Avdylajn, i arrestuar dy ditë më parë në Shijak dhe i akuzuar nga SPAK për "krijim kushtesh për vrasje" ndaj Durim Bamit, për llogari të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Po sipas SPAK, ai akuzohet edhe për "dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit", "grup i strukturuar kriminal" dhe "futje e sendeve të paligjshme në burg.
Gjatë seancës së sotme, Avdylaj nuk ka dhënë asnjë deklarim. Astrit Avdylaj u arrestua me 29 qershor në banesën e tij.
Gjatë ndalimit, 50-vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë. Arrestimi i Avdylaj u bë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit "Revanshi", ku u goditën disa grupe kriminale dhe u arrestuan dhjetëra eksponentë të krimit.
Avdylaj dyshohet se ka ndihmuar Ervis Marinajn dhe ish-deputetin socialist Arben Ndokën, në sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.
Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdylaj mbante komunikime me Ndokën dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për eleminimin fizik të Durim Bamit.
Avdylaj i dërgon nipin e tij Aldo Avdylajn dhe Arben Mërkurin, Ndokës për të realizuar qëllimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.