Sociale

Plani për pandeminë, Manastirliu: Synojmë vaksinimin e plotë brenda pranverës dhe 1800 shtretër për çdo skenar

Nga plani dy vjeçar kundër Covid-19 (2021-2023), Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vëmendja kryesore do të jetë mbulesa e plotë vaksinale.

 “Qeveria shqiptare ka garantuar deri më tani dozat e nevojshme të vaksinës. Brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne duhet që të mundësojmë vaksinimin e popullatës target, ashtu sikurse e kemi përcaktuar. Ndërkohë që tashmë e kemi marrë vendimin për të siguruar që edhe studentët të jenë të vaksinuar dhe të shkojnë në universitete të vaksinuar për të siguruar që shkollat tona të vazhdojnë procesin normal të mësimit në auditore, ndaj edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin”

Sipas saj, nevojitet ridimensionim i sistemit shëndetësor, përsa i përket mënyrës së përdorimit të burimeve njerëzore dhe ato financiare

“Plani ynë parashikon që të ketë rreth 1800 shtretër të parashikuar për çdo skenar të mundshëm. Vënia në dispozicion e këtyre shtretërve është pjesë e planit tonë të mëparshëm që lidhet gjithashtu me furnizimin me barna, me aparaturat e oksigjen, si dhe materialet mbrojtëse për pacientët, por ajo e cila është shtylla që na mat ne me përkujdesjen ndaj pacientit janë udhëzimet, të cilat duhet të jenë pjesë e punës sonë, duke përfshirë dhe studimet e reja që dalin së fundi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë