Politike

Plani për hapjen e 28 qendrave, Berisha: Shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh, barbari

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, foli për ngritjen e 28 qendrave më vend për emigrantët.

Sipas kryedemokratit nuk ka transparencë në këtë proces, ndërsa shton se ‘Rama synon të zëvendësoje shqiptarët që ikin’.

“Unë nuk dua të komentoj, sepse nuk është bërë asnjë transparencë për këto, por ajo që dua të them; shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh është një barbari mbi emigracionin në radhë të parë.

Është dorëzim i atyre qenieve në kthetrat e mafias më të pashpirt në Europë. Minimumi mafie e cila drejton dhe sundon policinë, në drejtësi dhe sundon kudo dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se të përfitojë prej qenieve mjerane.

Së dyti, nëse me këtë Edi Rama dhe është shumë e mundshme, synon të zëvendësoje shqiptarët që ikin, të denatyrojë kombin shqiptar në një mënyrë të paimagjinueshme, edhe kjo është një rrezik ekzistencial për Shqipërinë në çdo rast.

Ndaj dhe ne duhet të mbrojmë një politikë e cila bazohet në nxitjen e ripopullimit të këtij vendi, nxitjen e lindshmërisë që sot është aq sa ishte 100 vite më parë sipas INSTAT-it vetë dhe sipas OKB-së është treguesi më i ulët në botë për shkak të emigracionit thotë OKB”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë