Futboll

Plani për blerjen e Kilian Mbape, Reali “luan” me të drejtën e imazhit

Janë ditë vendimtare për të ardhmen e kampionit të botës, Kilian Mbape, i cili doli hapur pas ndeshjes me Montpeljenë në fundjavën që shkoi. Ai tha se ndihet mirë në Paris, por shtoi gjithashtu se do të vlerësojë çdo opsion të mundshëm për të ardhmen.

Sipas “As”, drejtuesit e PSG-së kanë intensifikuar kontaktet për rinovimin e kontratës me yllin francez. Kampionët e Francës janë të gatshëm t’i garantojnë sulmuesit të njëjtën pagë me atë të Nejmarit, 36 milionë euro neto në sezon. Një shifër kjo e paarritshme nga Reali i Madridit, po të kemi parasysh shpenzimet e rikonstruksionit të stadiumit “Santiago Bernabeu”. Po ashtu, pandemia ka sjellë humbje të mëdha për klubin e madh spanjoll.

Kilian Mbape me fanellën e PSG-së. Gazeta Si, 25 janar 2021

Megjithatë, madrilenët janë gati të përballojnë 21 milionë eurot që Mbape merr aktualisht te PSG-ja, por mund t’i garantojnë atij edhe një përqindje më të mirë sa i takon të drejtës së imazhit. Vlera e kartonit të futbollistit nuk e shqetëson Realin, që është i vendosur për të paguar 200 milionë eurot që do ta çonin francezin në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë