Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria parashikon një rritje me 50% të vlerës së pensioneve, për 5 vitet e ardhshme.
Në një dokument të sapomiratuar, që vendos prioritetet për mbështetjen e moshës së tretë, thuhet se pensioni mesatar do të rritet me 50% dhe do të miratohet formula për pension të diferencuar.
E sigurt tashmë është edhe rritja e moshës së daljes në pension, ndonëse nuk jepen detaje për fashën e re të moshës. Në strategji përmendet dhe përfitimi i pensionit të 13 për pensionistët.
Pensionistët që punojnë në privat do të përfitojnë stimuj financiarë, thotë strategjia e ministrisë së Shëndetësisë. Për shkak të moshës, këta punonjës përballen me diskriminim dhe për këtë qeveria kërkon që puëdhënësit që kanë punësuar pensionistë t’i ofrojnë atyre këshillim psikolgjik, kontrolle mjekësore dhe palestër. Deri në 2030-n qeveria parashikojnë të shpërblejë 30 mijë të moshuarë që punojnë në privat dhe të paktën 300 ambjente private të kenë krijuar kushtet e nevojshme për to.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.