Rreth tre vite më parë, Stacey Tang, një menaxhere e një kompanie faramceutike në Pekin, mori një telefonatë të pazakontë. Një zë që i thoshtë të dërgonte djalin e saj 15-vjeçar për të bërë një test “gjeniu” në një nga gjimnazet më elitare të qytetit.
Ishte nëntor 2022, kulmi i karantinës së Covid-19 në Pekin. Shkollat ishin mbylluar dhe një takim fizik nuk ishte tërheqës. Por mbi të gjitha, testi ishte shqetësues: një furgon do të shëtiste djalin nëpër qytetin për 1 orë, ndërsa ai zgjidh probleme matematikore të nivelit të lartë.
Prindërve të tjerë mund t’ju dukej e çuditshme, por jo zonjës Tang. “Kudo tjetër do mendoje se është ndonjë plan rrëmbimi apo ndonjë i sëmurë”, thotë ajo. “Por unë isha shumë e lumur dhe e dërgova menjëherë tim bir. Kjo ishte bileta e tij e artë për të aksesuar shkollat më të mira në Kinë”. Djali i Tang ishte një nga 100 mijë adoleshentët e talentuar që zgjidhjen çdo vit për t’u bërë pjesë e një rrjeti studimor të fokusuar në shkencë, në shkollat më të timra.
“Klasat e gjeniut”, të quajtura gjithashtu klasat “eksperimentale” ose të “garës”, trajnojnë nxënës të talentuar për të konkurruar në garat ndërkombëtare në matematikë, fizikë, kimikë, biologji dhe shkenca kompjuterike. Tang vetë ishte pjesë e këtij rrugëtimi gjenial pothuajse 30 vjet më parë, në qytetin e saj të lindjes Chengdu, në jug-perëndim të Kinës. Kjo i ndihmoi të shkonte në Pekin për të studiuar në Universitetin prestigjioz Peking, dhe të siguronte një punë me pagesë të mirë.
Për disa dekada, këto klasa kanë nxjerrë liderë të shkencës dhe teknologjisë në Kinës. Nuk është ekzagjerim të thuash se si kjo nismë e ka bërë Kinën një konkurrent të fortë të SHBA-së, sidomos në fushat e AI-së, robotikës dhe manifakturës. Edhe themeluesi i TikTok ka qenë një nxënës i “klasës së gjeniut”. Po ashtu edhe krijuesit e platformës online Taobao, inxhinierët që krijuan gjuhën pas DeepSeek dhe Alibaba. Lista është e pafundme.
Klasat e gjeniut në Kinë dallojnë në mënyra të rëndësishme nga rrugët e talenteve në Perëndim. Së pari, sistemi tejkalon konkurrencën ndërkombëtare për nga shkalla. Së dyti, është i drejtuar nga shteti. Sipas mediave shtetërore Xinhua, Kina diplomon rreth pesë milionë studentë në degë të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës çdo vit, krahasuar me rreth gjysmë milioni në SHBA. Dhjetëra mijëra nga këta diplomantë janë studentë të klasës së gjeniut, të ndarë nga klasat e rregullta për një periudhë intensive studimi midis moshës 16-18 vjeç. Ndërsa të tjerët studionin për provimet e frikshme për pranimin në universitet, ata që ndjekin rrugën e gjeniut kanë mundësinë të anashkalojnë plotësisht këtë fat, duke siguruar vend në universitetet më të mira para se të dalin nga shkolla e mesme, varësisht nga rezultatet e tyre në konkurrime ndërkombëtare të shquara. Studentët më të mirë vazhdojnë në programe më të avancuara të talenteve në universitetet më të larta kineze, si programet elitare të shkencës kompjuterike në universitetet Tsinghua dhe Shanghai Jiao Tong.
Kur Jensen Huang, CEO tajvano-amerikan i Nvidia, i quajti vitin e kaluar studiuesit kinezë të AI-së “klasë botërore”, ai ndoshta po mendonte për diplomantët e klasës së gjeniut që po ndërtonin kompanitë teknologjike të fuqishme të vendit, si DeepSeek dhe Huawei, si dhe kompani AI ndërkombëtare. “Kur ecni nëpër korridoret e Anthropic, OpenAI apo DeepMind, ka plot studiues AI aty, dhe ata janë nga Kina. Ata janë jashtëzakonisht të talentuar dhe fakti që bëjnë punë jashtëzakonisht të mirë nuk më habit aspak,” tha Huang në majin e kaluar.
Një vit më parë, kur start-upi kinez më inteligjencë artificiale, DeepSeek befasoi botën me lançimin e modelit të tij të madh të gjuhës R1 me performancë të lartë, për një pjesë të vogël të kostos së konkurrencës ndërkombëtare, shumë vëzhgues perëndimorë u pyetën se si një ekip i vogël studiuesish kinezë mund të sfidonte dominimin amerikan në AI. Klasat e gjeniut janë një pjesë e madhe e përgjigjes.
Kur Wang Zihan nisi internshipin e tij në DeepSeek në vitin 2024, ishte vetëm 21-vjeç dhe nuk e kishte idenë se po bëhej pjesë e diçkaje që do të konkurronte SHBA-në. Atëherë, SHBA i qëndronte narratives se po “e mbyste” Kinën me inovacionin e saj dhe se kompanitë kineze në fakt po kopjonin ato amerikane.
Kompanitë me AI në Kinë u kuptua se thjesht po kopjonin modelet e lëshuara nga OpenAI dhe Meta. Wang punoi në modelin V2 të DeepSeek, një paraardhës i bazës për modelin R1 që disa muaj më vonë do të bëntë kompaninë qendër të lajmeve botërore. DeepSeek kishte mundur shumë nga rivalët amerikanë, duke prodhuar një model arsyetimi botëror duke përdorur shumë më pak çipe të avancuara sesa homologët e tyre ndërkombëtarë. Ndërsa modelet e OpenAI mbeteshin të mbyllura, DeepSeek bëri të gjithë procesin e zhvillimit publik dhe R1 ishte i hapur për këdo që donte ta shkarkonte. Ndryshe nga shumë start-up-e teknologjike kineze, ekipi i DeepSeek ishte pothuajse tërësisht vendas. Themeltari i tij i tërhequr, Liang Ëenfeng, ishte veçanërisht krenar për bazën e talenteve të brendshme. “Ne duam të rrisim talentet tona më të mira, përndryshe Kina gjithmonë do të jetë ndjekëse,” tha ai në vitin 2024 në një intervistë të rrallë për mediat kineze.
Të punosh në DeepSeek ishte një përvojë emocionuese për Wang. “Asnjë KPI [indikator kryesor i performancës], asnjë hierarki, askush pas shpinës, dhe burime të pafundme për të eksperimentuar ide të reja,” tha ai. Ai ishte pjesë e një ekipi prej më shumë se 100 personash, pothuajse të gjithë nga klasat e gjeniut. “Sfondi im arsimor ishte një nga më pak të mirët. Isha me fat me kohën që kam pasur.” Shokët e tij vinin kryesisht nga dy universitetet më të mira kineze, Tsinghua dhe Peking, si dhe nga Universiteti Zhejiang,
Gati të gjithë ishin pjesëmarrës me përvojë dhe fitues medaljesh në të paktën një nga konkurrimet e mëdha ndërkombëtare shkencore. Wang kishte hyrë në klasën e gjeniut në një shkollë të lartë me renditje të lartë në Wuhan, Shkolla Nr.1 e Mesme e Bashkangjitur pranë Universitetit Normal të Kinës Qendrore. Në Wuhan, një nga qytetet më të dendura të Kinës qendrore, konkurrenca për vendet në shkollë dhe universitet është ndër më të ashpra në vend. “Arsimi që kam marrë duke u rritur ishte jashtëzakonisht i vështirë, por presioni dhe konkurrenca e ashpër të mësojnë më të mirën,” tha ai. “Ndihesh sikur, pas kësaj, nuk ka sfidë në botë që nuk mund ta përballoj.”
Ndryshe nga shumë shokë të tij të klasës, Wang, i cili e pëlqente historinë dhe përfaqësoi shkollën e mesme në debatet e modelit të OKB-së në Pekin, nuk ishte fokusuar vetëm në shkencë. Ai mendon se interesi i tij për humanitetet mund të ketë qenë i dobishëm në punën e tij të mëvonshme në AI. Një nga sekretet e DeepSeek, që e lejon të shquhet në fusha si feng shui, përdor ekspertë njerëzorë të quajtur Baixiaosheng (kinezisht “dijetar”) për të trajnuar modelin për lloje të njohurive, kryesisht të lidhura me njerzillëkun, që do të ishin të vështira për t’u mësuar vetëm nga të dhëna publike.
Wang e la DeepSeek vitin e kaluar për të ndjekur një doktoraturë në Universitetin Northwestern në SHBA. Ai tha se donte të shihte botën dhe të përjetonte kultura të ndryshme. Nuk është ende i sigurt nëse do të qëndrojë apo do të kthehet pas përfundimit të studimeve. Ai njeh disa doktorantë kinezë që u janë refuzuat aplikimet për vizë amerikane. “Më shumë studentë kinezë, që përbëjnë rreth gjysmën e doktoraturave në degë shkencore këtu, po mendojnë të kthehen tani për shkak të pasigurisë. Nëse duhet të jetosh me rrezikun që mund të të dëbojnë çdo ditë, është shumë presion,” tha ai. “Për më tepër, Kina po ecën shumë mirë.”
Struktura e Kinës për të zhvilluar shkencën nga lart-poshtë mund të gjurmohet pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1958, Kryetari Mao Zedong nisi fushatën e tij “Hapi i Madh Përpara”, duke synuar të rivalizonte fuqitë perëndimore në forcën ushtarake dhe industrinë e rëndë. Plani pati rezultate katastrofale, përfshirë urinë masive dhe miliona të vdekur. Por gjatë dekadave që pasuan, mesazhi se shkenca ishte çelësi i përparimit kombëtar vazhdoi të jepej në klasa dhe në shtëpi.
Për një shoqëri që për shekuj me rradhë kishte prioritet njerëzit mbi trajnimet teknike ose shkencore, ky ndryshim pati implikime të thella. Një slogan i drejtpërdrejtë në murin e shumë zyrave arsimore lokale deri në vitet 1980 thoshte: “Prodhoni talent, shpejt dhe herët.” U implementua një plan arsimor nëntëvjeçar, pothuajse falas, për të ngritur nivelin arsimor të popullsisë. Ndërkohë, në një numër të vogël shkollash të larta të vendit, u krijuan klasat e gjeniut për të kultivuar mendjet më premtuese të rinj dhe për të parë nëse talentet kineze mund t’i mposhtnin rivalët në arenën botërore.
Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave janë një seri konkurimesh vjetore për nxënësit e shkollës së mesme, secila e organizuar nga një trup organizues dhe mikpritëse e një shteti të ndryshëm çdo vit. Vendet pjesëmarrëse dërgojnë një ekip nga nxënësit e tyre më të mirë pas provimeve kombëtare selektive, duke shpresuar të fitojnë medalje ari. Olimpiada e matematikës u prezantua e para, në 1959. Konkurrime të tjera në fizikë, kimi, shkencë kompjuterike, biologji dhe më shumë u shtuan më vonë.
Në vitin 1985, dy studentë kinezë ishin të parët që morën pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, e mbajtur në Joutsa, Finlandë. Ata sollën një medalje bronzi mes tyre. Ishte një moment historik, që tregonte se studentët kinezë mund të konkurronin krahas rusëve dhe amerikanëve që dominonin podiumet. Viti pasues, Kina dërgoi një ekip të plotë prej gjashtë studentësh në Olimpiadën në Varshavë. Ata u kthyen me tre medalje bronzi, një arritje që u bë e njohur në nivel kombëtar. Një numër i vogël shkollash të larta u inkurajuan aq sa të alokojnë burime speciale, jashtëzakonisht të pakta në atë kohë, për të krijuar klasa të dedikuara për të talentuarit, veçanërisht për t’i përgatitur ata për Olimpiada dhe për të sjellë medalje për Kinën.
Një strategji e ngjashme u përdor për të gjetur dhe trajnuar atletët më të mirë. Klasat u bënë shpejt një karakteristikë standarde për mijëra shkolla, dhe rezultatet ishin mbresëlënëse. Me kalimin e viteve, ekipet kineze filluan të rrëmbejnë shumicën e medaljeve të arta në Olimpiada, duke tejkaluar në mënyrë të dukshme rivalët e tyre. Në vitin 2025, ekipet kombëtare kineze dërguan gjithsej 23 konkurrentë në Olimpiada: 22 u kthyen me medalje ari.
Që nga fillimi i viteve 2000, pranimi në universitete u reformua, duke u dhënë më shumë fleksibilitet kolegjeve për të mbushur vendet pa u mbështetur vetëm te rezultatet e provimeve. U krijuan konkurrime kombëtare për studentët në fund të vitit të dytë të shkollës së mesme. Ata që fituan çmime të larta në provimin kombëtar mund të merrnin pranimin direkt në një nga universitetet e Projektit 985, ekuivalenti i Ivy League të Kinës me 39 anëtarë.
Rruga për të anashkaluar provimet ishte një stimul i fortë për studentët për të marrë pjesë në rrugën e gjeniut. Rruga tradicionale për studentët e shkollës së mesme në Kinë përbëhet nga tre vite studimi në lëndët e detyrueshme me provim: Kinezisht, Anglisht dhe Matematikë, si dhe tre lëndë të tjera të zgjedhura nga Fizika, Kimi, Biologjia, Historia, Gjeografia dhe Politika. Provimet në të gjashtë lëndët merren në fund të vitit të tretë. Studentët e klasës së gjeniut, nga ana tjetër, fokusohen në “lëndët e konkurrencës”. Një student që konkurron në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, për shembull, duhet jo vetëm të përfundojë tre vitet e fizikës së shkollës së mesme, por edhe të përmbushë të paktën gjysmën e kurrikulës së nivelit universitar, për të qenë konkurrues për provimin kombëtar. Ata më të përkushtuarit mund të mos studiojnë shumë gjëra të tjera fare.
Ndërsa numri i studentëve në rrugën e gjeniut u rrit, prindërit filluan të ankohen. Nuk ishte e mundur që çdo student në klasën e gjeniut të kualifikohej për pranimin e drejtpërdrejtë në universitet, vetëm rreth 3% e arrijnë çdo vit. Të tjerët dërgoheshin përsëri në rrugën e provimeve, me vetëm një vit shkollë të mbetur për t’u përgatitur për provimet e frikshme. Për të adresuar ankesat, shumë klasa modifikuan kurrikulat e tyre për të ofruar një edukim më të gjithanshëm, duke i kushtuar më shumë kohë Anglishtes dhe Letërsisë Kineze.
Në fund të vitit 2025, byroja arsimore e Kinës forcoi politikën e saj, duke lejuar vetëm 10% më të mirët nga fituesit e çmimeve kombëtare të kualifikohen për pranimin direkt në Universitetin Tsinghua dhe Universitetin Peking. Qeveria zgjeroi fokusin e saj. Ka pasur një interes gjithnjë në rritje për shkencën kompjuterike dhe teknologjinë, të nxitur nga rritja eksponenciale e industrisë. Olimpiada e informatikës ka kaluar matematikën dhe fizikën duke u bërë më e popullarizuar. Dhe ngritja e AI ka përshpejtuar këtë ndryshim në mënyrë drastike. Që në vitin 2017, Kina kishte përcaktuar zhvillimin e AI-së si një “strategji kryesore kombëtare për rritje”, me ndërtimin e talenteve të identifikuara si një nga prioritetet më të rëndësishme. Në vitin pasues u krijuan 35 klasa të reja speciale me fjalën kyçe “AI” në emrin e tyre në shkolla të mesme dhe universitete.
Një nga programet më të njohura universitare të klasave të gjeniut në Kinë është Klasa Speciale Pilot e Shkencës Kompjuterike në Universitetin Tsinghua. Njihet më mirë si “Klasa Yao”, pas shkencëtarit të njohur kinez Andrew Yao që e jep. Yao, i trajnuar në Harvard dhe i shkolluar në Princeton, është i famshëm për punën e tij si pionier në fushat e kompjuterit kuantik dhe kriptografisë. Ai është fituesi i vetëm kinez i Çmimit Turing, shpesh i quajtur Nobel i shkencës kompjuterike. Duke qenë kështu, pozicioni i Yao-s në akademinë amerikane dukej i fortë. Megjithatë, në 2004, ai la pozicionin e përhershëm mësimdhënës në Princeton për të themeluar një program bachelor të shkencës kompjuterike në Universitetin Tsinghua në Pekin. Ishte një veprim simbolik që tregon ndryshimin e fuqisë në garën teknologjike midis SHBA-së dhe Kinës. Ambicioni i Yao-s ishte i thjeshtë: të krijonte një qendër trajnimi talentesh në Kinë në një nivel të barabartë me MIT dhe Stanford.
Më pak se një dekadë më vonë, në 2018, ai i tha një intervistuesi: “Qëllimi im është arritur… Mendoj se studentët tanë janë më të mirë se ata nga universitetet më të mira amerikane.” Një nga studentët e parë të zgjedhur për Klasa Yao ishte Lou Tiancheng, bashkë-themelues dhe CTO i Pony.ai, një start-up robotaksi vlerë 6.9 miliard dollarë. Lou ishte kampion i klasës së gjeniut. Ai fitoi një medalje ari në Olimpiadën e informatikës në shkollë të mesme. Me këtë çmim, ai kishte zgjedhjen e çdo universiteti dhe programi të lartë. Nuk ishte një zgjedhje e vështirë, tha ai në shtatorin e kaluar: “Nuk kisha hezitim, për shkak të Profesor Yao… Doja të mësoja nga më të mirët dhe me më të mirët.”
Klasa Yao fillon me rreth 30 studentë në vit, secili nga më të mirët nga konkurrimet dhe provimet. Pjesa e 27 studentëve të vitit 2019, për shembull, përbëhej nga 24 studentë me medalje ari dhe tre të parët nga rezultatet në provincat e tyre, sipas një raporti shkollor. Lou diti të shkëlqejë në Tsinghua, duke marrë pjesë në konkurrimet më të mëdha të shkencës kompjuterike në botë. Pas fitimit të dy kampionateve radhazi në Google Code Jam dhe çmime të tjera të mëdha, ai u bë i njohur si koduesi kryesor i Kinës. Tani 40 vjeç, ai ende merr pjesë në konkurse kodimi çdo vit, pavarësisht nga programi i ngjeshur si menaxher i një nga kompanitë kryesore kineze për mjetet pa shofer. “Është si një lustrim vjetor që të mos zbehem,” tha ai.
Lou i atribuon sistemit të klasës së gjeniut stimulimin e vetë-mësimit, që ndihmon studentët të zgjidhin problemet më të vështira, disa prej të cilave as mësuesit nuk mund t’i zgjidhnin, në vend që të mbështeten te mësimi mekanik i të kaluarit provimet. Ajo që mësoi gjithashtu kontribuoi në përmbysjen më strategjike të Pony.ai në 2020. Start-up-i i tij po rrafshohej kur ai kuptoi se duhet të ndryshonte modelin origjinal ku njerëzit mësonin robotaksit çfarë të bënin, me një model të ri ku njerëzit do të përcaktonin qëllimet dhe pastaj të lejonin robotaksit t’i mësonin vetë.
“Kam parë nga afër se si Kina ka kaluar nga zero talente në inteligjencën artifiviale, 20 vite më parë në prodhimin masiv të tyre,” tha Dai Wenyuan, i diplomuar i klasës së gjeniut. Disa nga punët tona më të avancuara tani bëhen nga të rinjtë. Gjenitë e vërtetë që do të ndryshojnë botën mund të jenë pikërisht midis tyre.
Shkruar nga Zijing Wu, korrespondente e “Financial Times” në Azi, përshtati: Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



