Gazeta Si – Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen “29 Nëntori” të Vlorës..
Mësohet se B.Brahimaj 40 vjeç, ka nxjerrë kaçavidën dhe ka goditur në dorë të riun E.Gogo, i cili ka marrë plagë të lehtë në dorë, ndërsa aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital.
Policia ka nisur aksionin për kapjen e autorit të plagosjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një sherr për motive banale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



