Gazeta Si – Një 41-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me thikë shtetasin Xh. K., 41 vjeç.
“Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore”, – tha policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.