Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Nga Gazeta ‘SI’ – Rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës është raportuar një plagosje.

Shtetasi Gentian Krasniqi është goditur me mjet prerës dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sulmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë