Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Sarandë, autori largohet nga vendngjarja

Gazeta Si – Një person është plagosur me thikë në Sarandë pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit dhe autori është larguar.

I plagosur ka mbetur qytetari me iniciale D.R. Ky i fundit është dërguar në spital për kujdes mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Nga ana tjetër, policia e ka identifikuar autorin e dyshuar. Ai është me iniciale D.G. dhe është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë