Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Gramsh, arrestohet autori i dyshuar

Gazeta Si - Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Gramsh mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas burimeve paraprake, A.D., është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet pas plagëve në trup.

Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë. Ai është F.B., 28 vjeç nga Gramshi.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, mes të dyve ka patur një sherr për motive të panjohura deri më tani.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë