Gazeta Si – Fabjel Toska, 37 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri në Berat këtë të diel, gjatë një sherri që dyshohet se nisi për një parakalim mjetesh.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Dogana” në rrugën Kombinat-Dimal dhe mësohet se i plagosuri ka dalë nga makina për t’u sqaruar me shoferin, kur është qëlluar prej tij me plumb në bark.
Fabjel Toska (Xhindi) mori ndihmën e parë në Spitalin e Beratit, por pasdite është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.
Fillimisht kanë qenë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por pasi grupi hetimor ka këqyrur kamerat e sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarjes.
Mësohet se Toska ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Seat”, me një shokun e tij, në aksin nacional Kombinat-Dimal.
Nga pamjet filmike, duket edhe një mjet tjetër, tip “Fuoristradë” me ngjyrë të zezë, dhe të dyja mjetet parakalohen disa herë me njëra-tjetrën.
Pas kësaj, i plagosuri del nga mjeti dhe shkon me vrap tek makina tjetër, nga ana e shoferit (për t’u sqaruar me të se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte), por sapo shoferi hapur xhamin, e qëllon me një armë zjarri në bark.
Nga mjeti tip “Seat” duket se del edhe shoku i të plagosurit, por sapo e sheh që Fabielit i qëllojnë me armë dhe bie në tokë, ai ikën më vrap dhe njofton policinë.
Burimet policore konfirmojnë se i plagosuri dhe shoku me të cilin ishte në makinë nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre, e thënë kjo edhe në deklaratat që kanë dhënë të dy gjatë pyetjes në polici.
Pas plagosjes, Fabjel Toska (Xhindi), banues në lagjen “Çlirim” në Berat, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



