Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, në rrugën ‘Bajram Dushi’, pranë një karburanti.
Nga informacionet paraprake dyshohej se bëhet fjalë për një krim në familje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M. Pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pak pas ngjarjes së rëndë autori i krimit të dyfishtë në Tiranë, është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tiranë. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




