Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Kamëz, shpallet në kërkim autori

Nga Gazeta Si- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Institut, Kamëz, pas një konflikti të momentit midis dy personave.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim Fatmir Frrokun, për ngjarjen. Sipas të dhënave paraprake, sherri mes dy personave ka ndodhur për motive të dobëta, teksa më pas degradoi deri në përdorimin e armëve, me Frrokun që qëlloi në këmbë 40 vjeçarin Jata.

Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë