Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Fier pas një konflikti, arrestohet 27-vjeçari

Gazeta Si – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.

Policia dyshon se pas një konflikti për motive me armë të dobëta, 27-vjeçari me iniciale G.V. ka plagosur me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij me iniciale M.H.

I plagosuri është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariati i autorit të dyshuar, me të cilin po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë