Ka ndodhur

Plagosje gjatë natës në Astir, goditet me thikë 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është goditur me thikë në kurriz dhe krah gjatë natës në zonën e Astirit në kryeqytet.

Mësohet se i plagosuri me inicialet G. H, është në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 09.02.2021, në rrugën ‘Teodor Keko’, nga persona ende të paidentifikuar është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia e Tiranës.

Nuk dihet ende motivi i ngjarjes, por mësohet se autorët kanë qenë 3.

Policia po punon për t’i identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të lënduarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë