Nga Gazeta Si – Policia e Vlorës ka vënë në pranga këtë të shtunë edhe një 50-vjeçar, pasi nuk ka kallëzuar plagosjen me thikë të një 52-vjeçari një ditë më parë.
Sipas policisë 50-vjeçari ka qenë në vendngjarje kur është plagosur me thikë pas një debati banal 52-vjeçari, dhe nuk ka rrëfyer.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, për të cilën u vu në pranga nga Policia, shtetasi A. M., 33 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, u bë edhe arrestimi i shtetasit S. J., 50 vjeç, pasi ka rezultuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar krimin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autori 32-vjeçar u arrestua dje, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




