Ka ndodhur

Plagosja me thikë në Korçë, shpallet në kërkim një 39-vjeçar si autor i dyshuar

Gazeta Si – Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me thikë mbrëmjen e të martës në Korçë.

Sipas policisë, 39-vjeçari me iniciale D.M., ka plagosur 40-vjeçarin E.Shtylla, i cili ka dëshmuar në polici se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas pohimit të tij, 40-vjeçari ka pasur një konflikt për shitjen e një makine me autorin, i cili dyshohet se e ka qëlluar tre herë në bark me thikë.

Pas ngjarjes, autori i plagosjes është larguar. Ndërkohë, policia deri tani nuk ka bërë dot të mundur kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë