Nga Gazeta ‘Si’- Policia ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi Kostika Ruko, 29 vjeç, u paraqit i plagosur në spital me një mjet prerës.
Pas hetimeve të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve, rezultoi se 29-vjeçari është vetëdëmtuar me thikë, pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.
Shtetasi Kostika Ruko është proceduar penalisht dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Mësohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin dhe se ndaj tij ka nisur procedimi penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




