Ka ndodhur

Plagosja me thikë e 23-vjeçarit në Tropojë, arrestohen autori i dyshuar

Gazeta Si – Një 18-vjeçar u arrestua në Tropojë, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur ditën e hënë (24 qershor) në fshatin Dojan.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia tha e i riu u kap dhe u vu në pranga si pjesë e hetimeve të vijueshme për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, u arrestua edhe një 21-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka njoftuar autoritetet.

Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe vetë 23-vjeçari i plagosur, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë