Gazeta Si – Izvin Gucija, 39 vjeç, është arrestuar në Shkodër si autor i plagosjes në këmbë me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit Genc Hoxha për motive të dobëta.
Sipas burimeve, i plagosuri që njihej me Izvin Gucinë, pronar i një servisi makinash, i cili kishte çuar automjetin e tij në këtë servis pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë.
Mësohet se 45-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis dhe sipas burimeve të policisë e ka fyer autorin e plagosjes, por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, sepse ka qenë me agjërim.
Gjatë ditës së djeshme, Genc Hoxha ka shkuar sërish pranë servisit dhe në debat e sipër ka ndodhur edhe plagosja.
Efektivët kanë gjetur një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarje që dyshohet se i përket autorit të arrestuar.
Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ndodhi kjo plagosje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje