Gazeta Si – Një ditë pas plagosjes së Martin Prengës me armë zjarri në Mirditë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në prangat e policisë ka rënë 21-vjeçari me iniciale F.Gj., si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij A.Gj., 21 vjeç.
Policia thotë se autori i dyshuar F.Gj., tentoi të vriste me armë 51-vjeçarin Prenga në autostradën Rrëshen pas një sherri me të.
Nga të shtënat, Martin Prenga mbeti i plagosur në këmbë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa pas ngjarjes, autori i dyshuar u ndihmua nga vëllai i tij për t’u larguar nga vendngjarja dhe për t’u fshehur.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të Florin Gjokës dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të vëllait A. Gjoka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




