Një polic është i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të Milan Jovanoviç. Ngjarja ndodhi në në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit.
Fillimisht, pas akuzave të të plagosurit dhe të Listës Serbe, policia e mohoi që të ishte përfshirje në këtë incident, por më pas me anë të një deklarata bëri të ditur se nuk kishte njoftuar nga grupi i patrullimit që ndodhej në afërsi të Bistricës.
“Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri”, thuhet në reagimin e Policisë.
Sipas njoftimit, bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të pezullimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në këtë ngjarje, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri.
Lidhur me plagosjen e qytetarit serb ka reaguar edhe Lista Serbe, duke e cilësuar si tentativë vrasjeje.
“Lista Serbe kërkon tërheqjen urgjente të gjitha njësiteve speciale që janë ilegalisht në veri të Kosovës e M. dhe vazhdojnë të ngacmojnë serbët në këto zona, e po ashtu kërkon të dënohen përgjegjësit për tentim vrasjen e Milan Jovanoviçit, por edhe të Milan Deleviçit, dhe po ashtu të publikohen videot e bëra nga kamerat mbi Urën e Bistricës për të dy rastet”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. Gjithashtu Lista Serbe i ka bërë thirrje “përfaqësuesve ndërkombëtarë që të dënojnë këtë ngjarje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




