Gazeta Si – Është arrestuar në Tiranë Zenel Muçmata, i dyshuar për plagosjen e 29-vjeçarit Elvis Halilaj, kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj.
Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar atë që të fshihet, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj.
Ata janë arrestuar në Tiranë, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë zonës së “9-katësheve” në kryeqytet dhe njëri prej tyre, i arrestuar po ashtu sot, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.
Ndërkohë, më parë është dorëzuar në polici vëllai i Zenel Muçmatës, Sebastiani, i cili ka deklaruar se kjo ngjarje është shkaktuar për shkak të konfliktit për shkak të pozicionit të punës së vëllait Zenelit, i cili mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki.
Zenel Muçmata, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.
G. P., i dyshuar për “Përkrahje të autorit të dyshuar për një krim”.
E. A., gjithashtu i dyshuar për “Përkrahje të autorit të dyshuar për një krim”.
Sakaq, hetimet për këtë rast vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të dokumentuar veprat penale të kryera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




