Drejtësia

Plagosja e dyfishtë në Fier, arrestohet një 40-vjeçar! Policia: Tentoi të vriste me thikë 28-vjeçarin

Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fier, ku dy personat A. M. dhe L. S. përfunduan në spital pasi u plagosën me thikë. Në pranga ka rënë 40-vjeçari E. H., i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Sipas policisë së Fierit, 28-vjeçari A. M. është konfliktuar me E. H., dhe vëllain e tij L. S., 38-vjeç.

Gjatë konfliktit, 40-vjeçari E. H., ka goditur me mjet prerës A. M., ndërsa në konflikt e sipër, ka mbetur i dëmtuar nw dorw edhe vëllai i tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë