Ngjarje

Plagosja e çiftit pas shkëputjes së ashensorit, reagon ISHMT: Nuk ka qenë i regjistruar

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pas shkëputjes së ashensorit në Tiranë një ditë më parë, ku mbeti i plagosur një çift.

Në një reagim publik, ISHMT shpjegon se nga konstatimet që kanë kryer ka rezultuar se ashensori ka pësuar defekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës. Po ashtu ISHMT shprehet se ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë këtij Inspektoriati.

“Referuar legjislacionit të kësaj fushe, personi përgjegjës mbi funksionimin e ashensorit (ndërtuesi ose administratori i pallatit) ka detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Por në rastin konkret nuk ka një aplikim pranë ISHMT-së për regjistrim, ndërkohë që ashensori ka qënë në funksionim që nga viti 2012.

Nga ana e e personave përgjegjës (ndërtuesi ose administratori i pallatit) për këtë ashensor nuk ishte kryer ndonjëherë vlerësimi i konformitetit (çertifikimi) nga një Organ i Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit (OMVK) .

Parashtrojmë se në kushtet kur një ashensori nuk i bëhet vlerësimi i konformitetit me rregullat teknike nga një organizëm OMVK, dhe kur nuk bëhet regjistrimi i tij pranë ISHMT-së duke mos ju nënshtruar në vijim inspektimeve periodike, ashensori realisht konsiderohet i pasigurt dhe nuk lejohet të vihet në përdorim”, thuhet në njoftimin e ISHMT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë