Nga Gazeta Si – Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për plagosjen e 55-vjeçarit në Kavajë.
“Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 55-vjeçari, ditën e djeshme. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin A. Sh., 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




