Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë të ndodhur në Fier, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar.
“Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e kyer në bashkëpunim e shtetasit P. P., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se janë vënë në pranga këto shtetas:
K. M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).
M. M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.
L. B., 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.
Ndërkohë është shpallur në kërkim 44-vjeçari me inicialet R. M., lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.
Sipas policisë, të premten, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




