Nga Gazeta Si- Tre punonjës të picerisë janë arrestuar dhe 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim pas plagosjes së 15-vjeçarit në një piceri në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku i riu punonte kamarier.
Policia ka identifikuar një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta. A. N., 21 vjeç, u shpall në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.
Gjithashtu u shpall në kërkim edhe L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë, policia ka arrestuar 3 punonjës të picerisë F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç për moskallëzim të krimit. Të tre dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gjithashtu, ka nisur procedim penal për një 15-vjeçare, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.