Ka ndodhur

Plagosi rëndë me thikë të riun, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi F. Ll., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
“Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, është ndaluar dhe një shtetase e shpallur në kërkim kombëtar e dënuar me 5 vite burg.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr.12, Durrës, në banesën e saj kapën dhe ndaluan shtetasen:
Vilma Jonuzi., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim'”, vijon njoftimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë