Nga Gazeta ‘Si’– Një sherr me thika ka lënë të plagosur një 23-vjeçar në Tropojë, i cili është lënduar nga një 18-vjeçar.
Policia bën me dije se 23-vjeçari Artur Buçpapaj, banues në Dojan, është paraqitur në spital mëngjesin e sotëm me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.