Policia e Fierit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi plagosi me thikë një 22-vjeçar pas një sherri mes tyre.
Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi E. P., 19 vjeç, banues në Patos, i cili për motive të dobëta goditi me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.
Mbi 19-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Ndërkohë, shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




