Drejtësia

Plagosi me thikë ish të dashurën e tij, gjykata e Korçës cakton masën arrest me burg për 41 vjeçarin

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin Ilir Çami, i cili plagosi me thikë ish të dashurën e tij.

Sipas mbrojtjes, gjatë seancës gjyqësore Çami ka shprehur pendesë për plagosjen por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthente lekët që i ka marrë.

Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së Mërkurës teksa shtetasja 46 vjeçarja Manderina Çela ka qenë duke lëvizur në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës.

Autori dhe 46 vjeçarja shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq. Kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.

Ilir Çami plagosi ish të dashurën në zonën midis mjekrës dhe qafës, por fatmirësisht plaga nuk ishte e thellë dhe aktualisht 46 vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në banesën e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë