Gazeta Si – Pas dy ditësh në arrati, është vetëdorëzuar në polici 46-vjeçari Aleko Myrtellari, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtellari.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në qytetin e Korçës, në shtëpinë ku çifti i bashkëshortëve jetonin me qira.
Marjola Myrtollari, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë. Ditën e sotme, ajo u transportua me helikopter për në spitalin e Traumës, për mjekim më të specializuar pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua. Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë dhe për pasojë sipas mjekëve, mjeti prerës i ka dëmtuar edhe organet jetësore.
Sipas informacioneve çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa.
Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



