Nga Gazeta ‘Si’-Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku mësohet se autori, pas një konflikti të çastit, qëlloi me thikë A. H., 27 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.
Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




