Ka ndodhur

Plagosi me thikë dy adoleshentë në Tiranë, arrestohet autori 15-vjeç

Gazeta Si – Një sherr mes adoleshentësh në Tiranë ka degjeneruar me përdorimin e armëve të ftohta.

Policia thotë se për motive ende të paqarta, një 15-vjeçar ka goditur me thikë dy të mitur të moshës 17 vjeç.

Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”-njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë