Ka ndodhur

Plagosi me thikë 61-vjeçarin, arrestohet autori në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur dhe plagosur me thikë një bashkëqytetar.

Në pranga ka rënë shtetasi T. C., pasi ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar dëmtime në trup, 61-vjeçarit Q. Z, banues në Samaticë, Berat.
61-vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë