Gazeta Si – Një 38-vjeçar me iniciale D.R., është arrestuar në Sarandë, pasi plagosi me thikë mbrëmjen e të martës një bashkëmoshatar.
Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.