Gazeta Si – Një 37-vjeçar, Ermir Shabanaj, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë Besmir Ukën më 21 tetor 2022.
Gjithashtu policia arrestoi dhe një bashkëpunëtor të autorit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar atë të fshihet.
Policia tha se E.M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.
Gjithashtu, policia ngre dyshimet se ai po përgatiste kushtet për ta larguar 37-vjeçarin nga Saranda.
Përplasja mes Ermir Shabanajt dhe Besmir Ukës, ndodhi mbrëmjen e datës 21 tetor në një lokal në lagjen nr.3 në Sarandë, ku pas një sherri për motive të dobëta, mbeti i plagosur me thikë Uka, i cili ndodhet në spital.
Sipas burimeve sherri ka ndodhur pasi dy autorët janë përplasur ndërmjet tyre për shkak të ngritjes së zërit në një tavolinë në lokal e që më pas ka çuar një konflikt fizik ndërmjet palëve.
I plagosuri rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në Sarandë pas një sherri në në kazino.
Uka e ka kryer dënimin për këtë vrasje. Sakaq, gjatë kohës që ndodhej në burg, Uka është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook” se do ta vriste.
Ai ndërkohë ka precedentë penalë edhe për “dhune në familje”, “drejtim mjeti pa patentë”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




