Ka ndodhur

Plagosi me thikë 17-vjeçarin në shkollë, arrestohet autori në Mat

Policia e Matit ka vënë në pranga 18-vjeçarin, i cili një ditë më parë plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar në ambientet e shkollës së mesme në fshatin Baz.

Ngjarja ndodhi dje pas një konflikti të çastit kur adoleshenti plagosi 17-vjeçarin, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.    

Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezultoi se dy adoleshentët e përfshirë në sherr nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.

Shtetasi D. L., 18 vjeç, banues në Laç, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë