Ka ndodhur

Durrës/ Të miturit sherr me thika, në gjendje të rëndë 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një konflikti mes të miturve pasditen e të martes.

Autori 14 vjeç plagosi me thikë shokun e shkollës se ky i fundit i kërkoi sqarim se pse e shante e ofendonte. I plagosuri, 15-vjeç, nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës është në gjendje kritike, pasi thika e ka kapur në zemër.

I mituri është qëlluar 4 herë me thikë në pjesën e gjoksit ndërsa njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën.

Mjeku Fitim Shini tha për median se gjendja e 15-vjeçarit është kritike teksa vazhdon të jetë i intubuar në reminacion.

“Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 në gjoks, njëra prej të cilave depërtonte zemrën në 2 nivele dhe duke shkaktuar gjendjen e shokut. U ndërhy menjëherë, u lirua zemra dhe gjendja u stabilizua menjëherë. Ka marrë në sallë 3 flakon gjak dhe vazhdon gjendja e rëndë në reminacion”, tha mjeku.

Fillimisht dy adoleshentët kanë debatuar në rrjetet sociale e më pas e kanë lënë të takohen për t’u sqaruar. Gjatë përleshjes, autori ka goditur 4 herë me thikë adoleshentin.

Gjatë kontrollit në zonë, policia arriti të gjente edhe mjetin prerës që dyshohet se u përdor në ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë