Gazeta Si – Një 53-vjeçar është plagosur me armë gjahu në këmbë nga një 32-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar, të cilit i ka gjetur dhe sekuestruar dhe armën e krimit. Sa i takon të plagosurit, 53-vjeçar është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e autorit, policia gjeti armën e gjahut si dhe një armë zjarri automatike me silenciator, e cila u dërgua për ekzaminim për të zbuluar nëse ishte përdorur edhe në ngjarje të mëparshme.
I riu rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes. Po ashtu është proceduar penalisht edhe një 35-vjeçar për moskallëzim të krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.