Gazeta Si – Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Rakajn, autorin e plagosjes së dyfishtë në Vrakë të Malësisë së Madhe, ngjarje e ndodhur të dielën e shkuar.
Gjatë seancës, pala mbrojtëse ka kërkuar masë lehtësese, duke theksuar se Rakaj ka kryer aktin kriminal në kushtet e vetëmbrojtjes.
Lulzim Rakaj ka dëshmuar para grupi hetimor se me dy personat që plagosi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, kishte pasur një sherr disa ditë më parë. Sipas tij, Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishin dhunuar nipin 13-vjeçar.
Sipas tij, të dielën e kishin lënë për t’u sqaruar, por në sherr e sipër, Rakaj ka nxjerrë pistoletën dhe i ka qëlluar duke i lënë të plagosur, pasi kishte menduar se njëri prej tyre ishte i armatosur.
Pas plagosjes së dyfishtë, autori u largua bashkë me armën e krimit. Por u arrestua rreth 4 orë më vonë nga forcat RENEA. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.