Ka ndodhur

Plagosi me armë biznesmenin në Fushë Krujë, arrestohet autori i dyshuar

Pronari i një fasonerie në Fushë Krujë, Arben Dedja, është plagosur të shtunën në mbrëmje me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është prangosur këtë të diel.

Policia thotë se është arrestuar, Fatmir Rrahmani 42 vjeç, banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shton se biznesmeni 61-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë,  rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur”  Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë