Gazeta Si – Astrit Pukameka, 45 vjeç, i cili u arrestua në 16 shkurt në Kavajë, ka varur veten në ambientet e paraburgimit të Burgut të Peqinit. Pukameka mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit pasi i është dhënë ndihma e parë nga mjekët.
Ai u arrestua pak ditë më parë në Kavajë, pas një sherri në familje që degradoi në plagosje me thikë, pengmarrje dhe më pas 46-vjeçari kërcënoi se do të digjte një karburant. Ai ndodhej në burg për veprat penale kanosje, plagosje të rëndë dhe heqje e lirisë.
Në 16 shkurt, në rrugën dytësore, në afërsi të mbikalimit në Kavajë, Astrit Pukameta është konfliktuar me shtetasit V.K., dhe I.M., dhe i ka spërkatur me naftë, duke kërcënuar se do t’i djegë.
Pas konfliktit me këta të dy persona, ai ka vajtur në një dyqan ku pas një debatit edhe me shitësin e dyqanit, Bardhyl Petja, e ka plagosur me thikë.
Në afërsi të këtij dyqani, nën kërcënimin e thikës, ai ka marrë peng shtetasin Arjan Shau bashkë me makinën e tij dhe është larguar në drejtim të Rrogozhinës.
Në fshatin Lekaj, Arjan Shau, ka tentuar të devijojë makinën dhe është futur në parkimin e një karburanti dhe Pukameka e ka plagosur me thikë.
Pasi kanë dalë nga makina, ai është afruar te vendqëndrimi i punonjësit të karburantit, duke i marrë shumën e xhiros ditore prej 120 mijë lekësh.
Në këtë moment ka mbërritur policia, ndërsa ai ka kërcënuar se do digjte karburantin, por është prangosur. Dyshohet se 45-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




