Ka ndodhur

Plagosi çiftin Laze, arrestohet në Kosovë Markelian Cungu

Arrestohet në Kosovë, Markelian Cungu, hajduti që ishte shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh në Shqipëri, ku më e fundit është ajo e janarit të këtij viti.

Sipas mediave kosovare arrestimi i Cungut është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë. Pritet që në ditët në vijim Cungu të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Grabitjes me armë” të mbetur në tentativë.

Në dosjen kriminale të policisë, Markeljan Cungu ka të regjistruara më shumë se 700 vjedhje, është ideatori dhe organizatori i grabitjes së çiftit Afërdita dhe Petrit Laze në Allias të Tiranës. Cungu së bashku me Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç i arrestuar në Tiranë, kanë hyrë në banesën e çiftit, me qëllim për të vjedhur. Me vete kanë pasur një automatik dhe një pistoletë, ku për shkak se janë zbuluar nga pronari i shtëpisë, mes dy grabitësve dhe Petrit Lazes ka filluar përleshja në korridorin e shtëpisë. Si pasojë e kësaj situate, është provuar se Markelian Cungu, ka qëlluar me automatik në drejtim të Petrit Laze, duke e plagosur rëndë, ndërsa ka plagosur dhe bashkëshorten e tij, Afërdita Laze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë