Nga Gazeta Si- Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj adoleshentit me inicialet B.D., i cili mëngjesin e 13 dhjetorit goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha”, në Cakran, pas një konflikti të çastit.
Adoleshenti doli dot para gjykatës ndërkohë që nuk ka pranuar të flasë, duke thënë se është në gjendje ankthi.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale.
“Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla derën, për fat të keq nuk e mbaja dot derën për shkak të shpatullës. Ai e hapi derën, në atë moment vjen mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djalë”, tha adoleshenti.
A tregoi se gjithçka kishte nisur me disa fotografi të tijat dhe familjarëve të tij, të cilat autori i kishte shpërndarë në rrjetet sociale.
“Hidhte nëpër rrjete sociale foto, ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot”, tha për mediat adoleshenti i plagosur, i cili tregoi gjithashtu se oficerja e sigurisë ishte në dijeni të konfliktit por nuk ishte marrë asnjë masë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.