Ka ndodhur

Plagosi babanë me armë, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e natës në fshatin Mbrostar Ura, Fier, ku një 23-vjeçar, J.Z. ka plagosur me armë zjarri të modifikuar babanë e tij N.Z. pas një konflikti në familje.

Policia ka arrestuar autorin, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë