Ka ndodhur

Plagoset rëndë një minator në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Traumës

Një incident është shënuar paraditen e të shtunës në Minierën e Bakrit në Bulqizë, ku është plagosur një minator.

Ngjarja është mësuar nga kolegët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit me detyrë armator. Ata kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Sipas mjekëve të këtij spitali, bëhet me dije se i aksidentuari 55 vjec kishte dëmtime në kokë dhe në krahë dhe kjo i ka detyruar ta nisin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës së Tiranës.

Ndërkohë, policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

Raportohet se disa punëtorë janë lënduar gjatë punës që nga nisja e këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë