Gazeta Si – Pas një sherri mes dy të rinjsh në Pogradec, njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë dhe ka shkuar për mjekim në Spitalin e Korçës.
Policia ka bërë me dije se ka ndaluar një shtetas me inicialet B.V, 21 vjeç, si autorin e dyshuar të plagosjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës ka shkuar për mjekim shtetasi K.C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B.V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.
Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi B.V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K.C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




